Shqipëria u lë afat 24 orë diplomatëve iranianë që të largohen | 5 zhvillimet
- Rama ultimatum diplomatëve iranianë: Largohuni brenda 24 orëve
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.
Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.
Lexoni për më shumë: Rama ultimatum diplomatëve iranianë: Largohuni brenda 24 orëve
- Ngrijnë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama: Sponsorizoi sulmin kibernetik
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Irani qëndron pas sulmit kibernetik të 15 korrikut.
Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama theksoi se Shqipëria do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.
Rama ka kërkuar që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.
Lexoni për më shumë: Ngrijnë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama: Sponsorizoi sulmin kibernetik
- Ambasadorja Kim: SHBA do të ndërmarrë veprime për sulmin kibernetik iranian
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh për mediat se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime ndaj Iranit për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
“Ne kemi parë deklaratën e bërë nga kryeministri Rama sot në mesditë. Shtëpia e Bardhë për përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë e qartë që kur miku ynë dhe aleati ynë Shqipëri është në sulm. SHBA do të ndërmarrë veprime”, u shpreh Kim.
Lexoni për më shumë: Ambasadorja Kim: SHBA do të ndërmarrë veprime për sulmin kibernetik iranian

- Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Muhamet Rrumbullaku është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.
Ai tha se Rrumbullaku plotëson të gjitha kushtet për të qenë numri një i policisë.
Lexoni për më shumë: Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
- Dekonspirimi i operacioneve, Çuçi: Gledis Nano do hetohet për deklaratën që bëri
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano do të përfshihet në hetimet për të zbuluar ata që dekonsiprojnë operacionet policore.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi u shpreh se Nano kishte për detyrë t’i luftonte këto dekonspirime.
Lexoni për më shumë: Dekonspirimi i operacioneve, Çuçi: Gledis Nano do hetohet për deklaratën që bëri
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane