Chelsea shkarkon trajnerin: Është koha për frymë të re në skuadër
Champions League nis me shkarkimin e dy trajnerëve.
Skuadra angleze Chelsea ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel 100 ditë pasi është marrë nga pronarë të rinj, Leipzig po ashtu ka shkarkuar trajnerin Domenico Tedesco.
Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Paris St-Germain Tomas Tuchel largohet pasi fitoi tre trofe në 20 muaj.
Në një deklaratë të klubit thuhet se pronarët e rinj besonin që ishte “koha e duhur” për të sjellë një tjetër trajner.
Vendimi ishte marrë pavarësisht humbjes 1-0 në ndeshjen hapëse të Champions League përballë Dinamo Zagreb.
Në konferencën e fundit për mediat pas humbjes, tekniku 49-vjeçar u shpreh se ishte i inatosur me veten dhe performancën e ekipit të tij
Chelsea pritet të bëjë një emërim të shpejtë dhe ndër të preferuarit e ekipit anglez janë menaxheri i Brighton, Graham Potter, ish-trajneri i Spurs dhe PSG, Mauricio Pochettino, ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dhe trajneri aktual i Leicesterit, Brendan Rodgers.
Chelsea është në vendin e gjashtë në Premier League pas tri fitoreve, një barazim dhe dy humbjeve.
Besohet se kohet e fundit Tuchel kishte humbur besimin e skuadrës dhe bordit dhe ishte bërë më pak komunikues me të dyja grupet.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat