Gerta Meta: Ndryshimet kushtetuese të minutave të fundit tregojnë papjekurinë e politikës

22 Korrik 2020 | 14:46

Nisma e mazhorancës dhe e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor po shoqërohet me debat të gjerë publik, ndërsa krahas kësaj, nuk mungojnë as zërat të cilat shprehen skeptikë për këto propozime.

Drejtuesja ekzekutive e Shoqatës për Kulturën Demokratike, Gerta Meta, tha në Euronews Albania se këto diskutime të minutave të fundit në këtë sesion parlamentar, tregojnë mungesën e theksuar të sjelljes dhe të maturisë politike.

Sipas saj, politikanët shqiptarë nuk po marrin në konsideratë thirrjen e organizatave ndërkombëtare, që kanë apeluar që nëse duan të kryejnë ndryshime kushtetuese për gjëra madhore, ata duhet t’i drejtohen popullit që të shprehet përmes metodave demokratike, siç është referendumi.  Zonja Meta u shpreh gjithashtu se ndryshimet kushtetuese duan një afat që varion 6 muaj deri në 1 vit.

“Është shumë e drejtë që këtë pjesë e sjellim si shqetësim sidomos për votuesit shqiptarë. Ndryshimet kushtetuese është një diskurs politik që është i minutave të fundit, dhe kjo nuk është aspak serioze sa i përket sjelljes dhe maturisë politike në Shqipëri. Të ndryshosh kushtetutën në një moment kritik dhe në një moment, ku ka një ngërç të konsumimit të debatit politik, pikërisht tani në fund të korrikut, kur jemi edhe le të themi në prag të zgjedhjeve. Vazhdimisht institucionet ndërkombëtare ua kanë dhënë mesazhin politikanëve që nëse doni të prekni kushtetutën, nëse doni të bëni gjëra të mëdha, e para jepuni kohë qytetarëve tuaj, pyesni ata. Jepuni qytetarëve format për t’u shprehur. Sidomos para zgjedhjeve, minimumi i afateve është nga 6 muaj deri në një vit. Politikanët shqiptarë nuk është se nuk e dinë këtë, por ju pëlqen ta anashkalojnë këtë dhe mos ta konsiderojnë. Fakti që ndryshimet kushtetuese vijnë në tryezën e partive politike jo për interesin e qytetarit dhe sovranit, por bëhen bashkë për interesa politike se si e si për të mbajtur karriget e tyre. Qytetarët nuk kanë ndonjë interes të koalicioneve, por interesi i tyre është se kush do t’i përfaqësojë ato. Nuk po dialogohet me qytetarët”, theksoi ai.

Duke komentuar hapjen e listave, znj. Meta theksoi se kjo ide do ishte piozitive nëse do shoqërohej me transparencë të plotë.

“Hapja e listave është një diskutim që edhe kjo nuk vjen për herë të parë. Në princip (parim)  është një prurje e re nëse kjo është transparente. Nuk hapen listat me kode. Parimisht është shumë bukur që ata politikanë që e kanë mandatin për të bërë këto marrëveshje, janë aty se delegohet pushtetit nga votuesi. Unë si votues, dua të japë kontributin tim se kush janë këta njerëz dhe si do ta përfaqësojnë ata qeverisjen vendore. Të mos dalin pastaj se këto emra janë me rekorde kriminale”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026