“Mund të ishin bërë zgjidhje më të mira”, Xhepa: Ka pasur abuzime në energji

8 Shtator 2022 | 16:38

Eksperti i Ekonomisë Selami Xhepa, teksa ka komentuar paketën e masave që prezantoi sot qeveria për kursimin e energjisë elektrike, u shpreh se ka pasur një keqmenaxhim të korporatës së energjisë dhe OSHEE-së ndërsa shtoi se mund të ishin gjetur zgjidhje më të mira për të shmangur këtë krizë.

“Duke pasur në konsideratë gjendjen sociale që ka Shqipëria, mendoj se mund të ishin bërë zgjidhje më të mira.

Këto muaj ka pasur një keqmenaxhim të korporatës energjitike dhe OSHEE-së, kjo është një problematikë serioze që ka bërë që përgjatë viteve gjendja e korporatës të mos përmirësohet nga pikëpamja financiare. Nga kjo pikëpamje është dëshmuar një menaxhim jo serioz i korporatës gjë që e gjen korporatën për t’u përballur me ndikime kaq të forta negative dhe e vendos atë në mëshirë të mbështetjes së qeverisë.”-theksoi Xhepa në një intervistë për Euronews Albania.

Xhepa ndër të tjera tha se në muajt në vijim do të ketë probleme serioze në gjetjen e tregjeve për furnizimin e energjisë elektrike.

“Gjendja ne tregjet e energjisë elektrike është problematike dhe besoj se në muajt në vazhdim do të ketë probleme serioze dhe në gjetjen e tregjeve të furnizimit me energji elektrike.  Mendoj se vendet evropiane që janë të ndikuara nga gjendja e luftës në Ukrainë kanë përjetuar një rritje dramatike të çmimeve të energjisë. “- nënvizoi ai.

Një problem tjetër sipas Xhepës është se ka abuzime dhe vjedhje të energjisë elektrike.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026