Vuçiç: Shqiptarët po përpiqen të marrin fshehurazi veriun e Kosovës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se autoritetet në Serbi kanë informacione se shqiptarët, heshturazi dhe fshehurazi po bëjnë përpjekje të marrin veriun e Kosovës, pasi policia filloi patrullimin në kufirin mes dy vendeve dhe në hapësirën e liqenit të Ujmanit.
Vuçiç tha se për këtë, shqiptarët kanë mbështetjen e fuqive më të mëdha evropiane dhe të vendeve të QUINT-it, shkruan Euronews Serbia.
“Sot ministri i tyre i Brendshëm njoftoi se kontrollojnë plotësisht liqenin e Ujmanit. me Marrëveshjen e Brukselit, policia në veri duhet t’i takojë Drejtorisë së Veriut, gjegjësisht serbët duhet të jenë aty”, u shpreh Vuçiç.
Sipas tij, Brukseli nuk reagon ndaj thirrjeve për të ndikuar në veprimet e Prishtinës dhe paralajmëroi zyrtarët e BE-së dhe të Kosovës se Serbia nuk do ta lejojë më diçka të tillë.
Këtë të enjte, Policia e Kosovës ka filluar patrullimin ujor në kufi me Serbinë si dhe të gjithë hapësirën e Liqenit të Ujmanit, për herë të parë që nga paslufta.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Sveçla deklaroi se tashmë kufiri shtetëror është i plotë, teksa vlerësoi punën e Policisë së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë