‘Arrestime dhe rruspa’, Andi Bushati: Viktimat që do hedhë Rama në arenë

8 Shtator 2022 | 21:26

Analisti Andi Bushati ka kritikuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me aksionin për prishjen  e ndërtimeve pa leje.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se do ketë dy ose tre arrestime për ata që kanë ndërtuar pa leje, në mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga kriza ekonomike në vend.

Sipas tij, duhet t’i kërkohet llogari kreut të qeverisë, se përse ka lejuar ndërtime pa leje.

“Unë besoj se do kemi dy ose tre arrestime, dy ose tre rruspa, për t’iu thënë, o ju popull i pakënaqur, mos kini mendjen te çmimet, ndërkohë që unë 4 milionë euro i harxhoj vetëm për të pasur gjelbërim nnga dritarja ime. Kënaquni me viktimat që unë po hedh në arenë. Për mua vetëm kështu shpjegohet. Ne sot duhet të ishim dhe t’i kërkonim llogari Edi Ramës”, theksoi Bushati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026