‘Shteti në borxh”, Macaj: Policët nuk paguhen për ditët shtesë dhe për orët e natës

9 Shtator 2022 | 16:17

Kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore Valentin Macaj, ka bërë me dije se punonjësit e policisë nuk paguhet për orët e natës, ashtu siç e parashikon kodi i punës dhe për ditët shtesë.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, Macaj theksoi se një punonjësi të policisë i mohohen ditët e pushimit, ndërsa shtoi se shteti i ka miliarda euro borxh oficerëve.

“Orët e natës paguhen me koefiçent më të ulët sesa parashikohet në kodin e punës.  Ka vite që punonjësi i policisë në burgje bën mbi 23 ditë, mbi 25 ditë dhe për të qenë në rregull me ligjin sektorët e financave paguhen 22 ditë. Pra i mohohen ditët e pushimit dhe ditët tepër të cilat duhet të paguhen punonjësit të policisë. Është borxhi me miliarda lekë të reja ndaj punonjësve të policisë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026