Opozita e Bashkuar gati për dialog: Miratimi i ‘5 qershorit’, pa ndryshime kushtetuese, rruga e vetme për në BE

23 Korrik 2020 | 15:39

Opozita e Bashkuar ka reaguar pas votimit me 99 vota pro në Parlament të marrëveshjes së 5 qershorit, duke e cilësuar miratimin e kësaj marrëveshjeje, pa ndryshime kushtetuese të njëanshme si dhe vijimin e dialogut politik mes palëve, si ‘rruga e vetme që shton shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian’.

Përmes një deklarate të përbashkët opozita e bashkuar thotë se ky ishte qëllimi i tyre që që nga 14 janari, kur në Këshillin Politik dhe se ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjitha partive politike në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për garantimin e një klime normale politike para zgjedhjeve, dhe për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

“Opozita e Bashkuar shpreh mirënjohjen ndaj SHBA – BE dhe Vendet Anëtare – Britania e Madhe –  OSBE për ndihmën dhe mbështetjen e çmuar për arritjen e një Reforme Zgjedhore konsensuale, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Opozita e Bashkuar është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cenuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane”, thuhet në deklaratë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Ndërkombëtarët përshëndesin votimin e marrëveshjes me sytë nga 30 korriku

Marrëveshja e 5 qershorit merr 99 vota, Rama: Në 30 korrik ndryshojmë Kushtetutën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026