Banorët e Paskuqanit legalizojnë banesat, Lame: Procesi drejt fundit
Pasditen e djeshme në Kodrën e Kuqe të Paskuqanit u ndanë lejet e legalizimit për banorët e zonës.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, u kërkoi qytetarëve që u pajisën me leje legalizimi që të ftonin të njohurit e tyre të aplikonin për të përfituar të njëjtën gjë. Sipas tij, procesi i legalizimit të banesave të banorëve në zonën e Paskuqanit është drejt fundit.
“Në zonën e Bashkisë Kamëz kemi arritur në shifrën e 13.000 legalizimeve. Kjo tregon se përse themi që jemi në fazën e përmbylljes të procesit të legalizimeve. Ajo që më bën përshtypje është se janë ende disa familje që nuk kanë dorëzuar dokumentacionin edhe pse u kemi shkuar shtëpi më shtëpi.
Do t’iu thosha juve që përfundoni këtë proces që të trokisni në ndonjë derë që e dini se nuk ka bërë dorëzimin e dokumenteve dhe tregojini tapinë e shtëpisë dhe letrën e legalizimit, që të shkojnë të bëjnë letrat”.
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli nënvizoi se kjo bashki deri para pak vitesh ka pasur një numër shumë të ulët legalizimesh.
“Nëse gjithë Shqipëria kishte 250.000 objekte, vetëm Kamza kishte 25.000 objekte për t’u legalizuar. Do të thotë që 10% e objekteve për t’u legalizuar ishin në territorin e Bashkisë Kamëz”, tha kryebashkiaku.
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve