Ukraina ka rimarrë 2000 kilometra katrorë territor, thotë Zelenski
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se forcat ushtarake kanë rimarrë mbi 2,000 kilometra katrorë territor pas një kundërofensive ndaj forcave ruse në lindje të vendit.
Nëse deklarata e Zelenskit konfirmohet, kjo do të thotë se forcat ukrainase kanë më shumë se dyfishuar rimarrjen e territorit në pak më shumë se 24 orë, shkruan BBC.
Përparimi i shpejtë i Ukrainës bëri që trupat të hynë në qytetet kryesore të Izyum dhe Kupiansk të shtunën.
Zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase po luftonin ende për të fituar kontrollin e një numri vendbanimesh rreth Izyum, ndërsa shtuan se më shumë se 30 qytete dhe fshatra janë rimarrë në rajonin e Kharkiv.
Ministria ruse e mbrojtjes tha më pas se trupat e saj janë tërhequr nga qyteti i Izyum për t’i lejuar ata “të rigrupohen”.
Gjithashtu, ministria konfirmoi tërheqjen e trupave nga një tjetër qytet kyç, Balaklyia, në mënyrë që të “forcojë përpjekjet” në frontin e Donetsk.
LEXONI GJITHASHTU
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut