Sanksione për fëmijët që dëmtojnë librat, paraljmëron Rama

11 Shtator 2022 | 19:10

Kryeministri Rama në ceremoninë e prezantimit të Abetares së përbashkët Shipëri-Kosovë paralajmëroi sanksione për fëmijët që dëmtojnë librat.

Ai u shpreh se librat që kalojnë dorë më dorë për tre vite, nuk janë çështje parash, por kulture.

Fëmijët, sipas Ramës duhet të respektojnë librat dhe t’i ndajnë me shokët e në këtë mënyrë të edukohen edhe për ndarjen e vlerave.

“Libri duhet të jetojë edhe përtej kohës që të duhet ty për ta mësuar. Është e rëndësishme që këtë gjë ta shpjegojnë dhe mësuesit për fëmijët dhe mësuesit, dhe mbase duhet përcaktuar një rregull se ata që librat i dorëzojnë në gjendje që nuk mund të përdoren më, në vitin tjetër t’i blejnë librat, mos t’i marrin më falas. Nuk bëhet fjalë për shumicën, ata bëjnë gjënë e duhur, por për atë pakicë që nuk e bënë këtë duhet të ketë dhe një sanksion”, tha kryeministri.

Ai shoqërohej nga ministrat e arsimit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Abetarja u realizua nga një grup punë Shqipëri-Kosovë, por Maqedonia e Veriut së fundmi deklaroi se do të shfrytëzojë po të njëjtin libër në shkollat ku flitet shqip.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026