Basha mbështet hapjen e listave zgjedhore 100% me kushtin që koalicionet të mos ndalohen

24 Korrik 2020 | 16:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes që zhvilloi me aleatët në selinë blu, për ndryshimet kushtetuese sa i takon hapjes së listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Lideri demokrat e përshëndeti votimin e marrëveshjes se 5 qershorit, ndërsa tha se ky hap përbën tashmë një bazë solide për garantimin e zgjedhjeve normale në Shqipëri.

“Së pari, dua të shpreh fare qartë qëndrimin e Opozitës së Bashkuar se marrëveshja e 5 qershorit e cila më në fund u votua dje në Kuvendin e Shqipërisë është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale, nuk është ajo që dëshironim ne por një marrëveshje politike e arritur me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të cilëve dua t’iu shpreh mirënjohjen”, tha Basha.

Ai tha se opozita e bashkuar mbështet idenë, që listat të hapen 100%, me kushtin që koalicionet parazgjedhore të vazhdojnë siç janë sot dhe përllogaritja e mandateve të mos ndryshojë.

Sipas Bashës, ky qëndrim i opozitës do të shpaloset nga Bylykbashi dhe Vasili gjatë takimit në tryezën e Këshillit Politik. 

“Ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili që sa i takon kësaj çështjeje të paraqesin qëndrimin e Opozitës së Bashkuar si vijon: Opozita e Bashkuar do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që koalicionet të vazhdojnë siç janë sot dhe përllogaritja e mandateve siç është sot. Ky propozim do shtrohet sot në Këshillin Politik”, deklaroi kreu i PD”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026