Shqipëria financon pak arsimin| buxheti, 10 herë më pak se mesatarja e OECD

12 Shtator 2022 | 14:54

Buxheti për arsimin në Shqipëri nuk e ka arritur asnjëherë nivelin prej 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli minimal i sugjeruar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik e Zhvillim.

Për këtë vit, buxheti i ndarë ishte 390 milionë euro, ku një e treta ndahej për arsimin parauniversitar. Në mars, buxheti për arsimin u ul në 370 mln euro, ndërsa me ndryshimet e fundit të korrikut u rrit në 385 milionë euro. 

Në krahasim me vitin e kaluar buxheti pësoi rritje, por ajo shkoi kryesisht për pagat, që u rritën me 6 për qind për 36 mijë mësuesit e arsimit parauniversitar bazë dhe atij të mesëm. 

Shqipëria shpenzon 850 euro në vit për arsimimin e çdo nxënësi dhe student. Situata nuk pritet që të ndryshojë të paktën deri në 2024, ku qeveria parashikon të ruajë të njëjtin nivel financimi për këtë sektor.  

Mesatarja e vendeve të OECD është mbi 10 mijë euro. Mes këtyre vendeve, Luksemburgu është në krye të listës me shpenzimin më të lartë prej 23 mijë eurosh për çdo nxënës e student.  

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026