Kritikat e partnerëve, Hoti: Nuk ka përçarje brenda koalicionit, dialogu do të përfundojë me njohje reciproke
Kritikat e partnerëve të koalicionit për qasjen e tij ndaj dialogut me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk i sheh përçarje. Ai insiston se dialogu Kosovë-Serbi, i rinisur në Bruksel, do të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.
Ndërsa lidhur me komentet e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh i pakënaqur me qasjen e kryeministrit për dialogun me Serbinë, Hoti tha se nuk ka nevojë për përçarje.
“Dialogu po shkon përpara në përputhje me platformën e Qeverisë. Dje kam informuar edhe kuvendin dhe për mendimin tim qëndrimi i përgjithshëm ishte që dialogu nuk ka alternativë por dialogu duhet të jetë i fokusuar ashtu siç po bëjmë ne, në marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke….Jo absolutisht nuk ka nevojë sepse unë jam duke u kujdesur që ky dialog të përfundoj me njohje reciproke”, tha Hoti.
Këto komente kryeministri i bëri gjatë një vizite në bizneset e Ferizajt, ku premtoi se menjëherë par miratimit të rishikimit të buxhetit do të fillojë ndihma për sektorin privat.
“Sot jemi këtu për të treguar mbështetjen që kemi ndaj sektorit privat, përmes politikave tona Qeveritare dhe përmes pakos për rimëkëmbje ekonomike e cila besoj dhe presim që shpejtë të kthehet në praktikë, pra të kalojmë nga ajo pjesa e ndihmës emergjente për bizneset ka rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik. Po presim që sa po të miratohet buxheti të fillojmë në mënyrë intensive të mbështesim sektorin privat”, theksoi ai.
Ndërsa, Njazi Musliu, pronar i një prej kompanive u vizitua nga kryeministri Hoti, tha se bizneset private janë gjunjëzuar dhe se kanë nevoje urgjente për ndihmë nga institucionet.
“Kuptohet që pandemia ne na ka gjunjëzuar të gjitha kompanitë private, të gjithë sektorët jo vetëm sektorin e industrisë metalike por të gjithë, kështu që kërkesa jonë është që sa më shpejtë të aprovohet buxheti dhe ky buxhet të shpërndahet sa më shpejtë aty ky është i nevojshëm dhe në mënyrë të mirëfilltë. Besoj që kryeministri do ta ketë parasysh këtë kërkesë e cila është kërkesë e të gjithë bizneseve Kosovare”, tha Musliu.
Kryeministri Hoti, të shtunën ka vizituar edhe ndërmarrjen “Ferronikeli” në Drenas.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë