Shkupi kërkon sërish ekstradimin e Gruevskit

12 Shtator 2022 | 17:22

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi të hënën se po kërkon ekstradimin nga Hungaria të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Gruevski më 13 nëntor të vitit 2018 ishte arratisur në Hungari, ndërsa pak ditë më vonë kishte njoftuar se autoritetet në Budapest i kishin miratuar kërkesën për azil politik, për shkak të, siç ka thënë, “ndjekjes politike nga Qeveria e kryeministrit të atëhershëm të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev”.

Pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga Qeveria maqedonase, e cila e kërkon Gruevskin për vuajtjen e disa dënimeve me burg.

Ish-kryeministri maqedonas duhet përballet me 12 vjet e gjysmë burgim për dy gjykime të formës së prerë dhe një të shkallës së parë, por edhe me disa procese gjyqësore që janë duke vazhduar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026