Qeveria ndez ‘gjeneratorët’, Balluku tregon strategjinë e qeverisë për krizën

12 Shtator 2022 | 21:22

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tregoi në emisionin Now në Euronews Albania masat që ka marrë qeveria për të përballuar krizën energjetike.

Balluku u shpreh se qeveria shqiptare që nga viti 2019 ka nxitur strategjinë e diversifikimit të burimeve, me dy projekte të rëndësishme; parkun fotovoltaik të Karavastasë dhe TEC e Vlorës që do të punojë me gaz të lëngshëm.

“Nga 2019 Shqipëria ka nxitur një strategji të diversifikimit të burimeve, që nuk ka qenë e nxitur nga ndonjë krizë por ka qenë një strategji qeveritare përmes 2 ankandeve të suksesshëm një nga të cilat ka nisur ndërtimin; parku fotovoltaik i Karavastasë. Parku tjetër i Spitallës po përgatitet të ndjekë të njëjtën rrugë dhe një hap i rëndësishëm që është TEC i Vlorës”, tha Balluku.

Balluku shpjegoi se TEC i Vlorës do të kthehet në një projekt rajonal pasi do furnizohet me gaz të lëngshëm amerikan dhe do të bëjë të mundur sjelljen e gazit të lëngshëm amerikan që do të shpërndahet në rajon.

Ajo tha se TEC i Vlorës do të jetë i operueshëm në dhjetor 2023 dhe është një projekt që do të nisë të prodhojë energji vetëm pak muaj pasi të vihet në punë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026