Balluku: Duhet të kursejmë, po e thonë edhe gjermanët

12 Shtator 2022 | 21:40

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku thotë se vendimi për të rritur çmimin për fashën mbi 800 kwh nuk lidhet me dëshirën për të arkëtuar më shumë para për OSHEE, por nevojën për të kursyer.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Balluku iu referua vende të tjera të zhvilluara si Gjermani dhe Franca të cilat siç tha, po ndjekin një strategji kursimi në kushtet kur nuk bëhet më fjalë për para, por për mungesë të energjisë në treg në kushtet e krizës botërore.

“Sot ka një parim; që duhet të kursejmë. Këtë po e thotë si qeveria gjermane, që nuk subvencionon çmimin por e ka rritur me 20 për qind, si qeveria franceze. Nuk ka të bëjë me para, por me mungesën e sasive energjetike në treg. Nuk rritet çmimi se OSHEE i duhet disa para më shumë, por që njerëzit të kuptojnë se sot duhet të përdoret energji sa duhet. Është dekurajim për të lënë dritat hapur”, tha ministrja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026