Dritat ndezur ditën, Balluku: Në rast shkeljesh penalizohet edhe Bashkia Tiranë

12 Shtator 2022 | 22:14

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se do të ketë penalitete edhe ndaj Bashkisë Tiranë në rast të abuzimit me energjinë elektrike, si mbajta e dritave të rrugës ndezur gjatë ditës.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Balluku tregoi se është në komunikim të vazhdueshëm me kryebashkiakun Veliaj, por shtoi se Bashkia e Tiranës do penalizohet njësoj si të gjitha institucionet e tjera në rast shkeljesh.

“Kjo është bashkia e Tiranës që do të penalizohet si gjithë institucionet e tjera, nuk përjashtohet. Me Erionin jam gjithmonë në kontakt. vetëm në se bëjnë riparime duhet të mbajnë tensionin të ndezur se u nevojitet për të parë”, tha Balluku.

Teksa tha se të njëjtin komunikim kishte pasur edhe me kryebashkiaken e Durrësit për të njëjtën situatë, Balluku u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje nga institucionet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026