Nikoll Lesi: PS e jashtëzakonshme, vetëm po zbriti njeri nga Hëna e mundin
Publicisti Nikoll Lesi thotë se që të rrëzohet qeveria Rama me zgjedhje të parakohshme duhet që opozita të fitojnë bashkinë Tiranë në zgjedhjet vendore.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Lesi tha se e vetmja përfaqësuese e përbashkët e opozitës që mund të vinte në diskutim bashkinë për PS është Jorida Tabaku, e cila sipas tij nuk do të zgjidhet çka do ta lërë Tiranën në duart e Veliajt.
“Nëse opozita merr afër 50 për qind të bashkive në zgjedhjet lokale është fituese, por ka një kusht; kush merr Tiranën. Zgjedhjet e parakohshme janë të menjëhershme se ke humbur kryeqytetin. Që të marrësh Tiranën duhet të nxjerrësh një kandidat të fortë. Janë Meta dhe Tabaku është një demokrate e jashtëzakonshme, është element që përbashkon opozitën dhe mund ta rrezikonte. Fakti që të dy nuk janë, bashkinë e ka marrë Veliaj. Nëse ndodh ndonjë mrekulli e madhe, mund të zbresë njëri nga Hëna dhe ta konkurrojë, pasi PS ka një strukturë të jashtëzakonshme në Tiranë. Nëse ndodh mrekullia që të marrin Tiranën, për 3 muaj bie qeveria Rama”, tha Lesi.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij