Ndërron jetë aktorja me origjinë shqiptare, shkëlqeu në skenat botërore
Të mërkurën është ndarë nga jeta aktorja e njohur me origjinë shqiptare Irini Pappas, në moshën 96-vjeçare. Aktorja ka ndërruar jetë herët në mëngjes, në shtëpinë e saj në Greqi.
“Figurë e thjeshtë, arkaike, dorike, simbol i bukurisë greke, përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare jashtë vendit, grua karizmatike dhe dinamike, Irini Pappas u bë e njohur ndërkombëtarisht për aftësitë e saj në aktrim.”- e cilësojnë mediat greke.
Ajo lindi më 3 shtator 1926 në Chiliomodi, Korinth si Irini Lelekou.
Irini Pappa filloi në moshën 15-vjeçare si producente radiofonike, këngëtare dhe kërcimtare në evente të ndryshme.
Ndërkohë, ajo ndoqi mësimet e aktrimit në Shkollën Dramatike të Teatrit Kombëtar, e quajtur atëherë Shkolla Kombëtare e Teatrit Klasik me mësues të mëdhenj si Giorgos Glinos, Nikolaos Paraskevas, Pelos Katselis dhe Dimitris Rodiris.
Pappa, u shfaq për herë të parë në teatër në vitin 1948, në revistën e Sakellariou-Giannakopoulos “Njerëz… Njerëzit”, në skenën Lirike, me aktorët më të rëndësishëm të kohës.

Në vitin 1951, ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht me filmin social dramatik Dead State nga Finos Film, i cili u shfaq, duke përfaqësuar Greqinë, në Festivalin e Filmit në Kanë.
Irini Pappas mori pjesë në shumë produksione të Hollivudit, ndërkohë që luajti edhe në teatrin e Broadway-t në vitin 1967.

Aktorja e madhe greke i jetoi vitet e fundit në Chiliomodi të Korinthisë (fshati ku u rrit), me probleme shëndetësore për shkak të sëmundjes Alzheimer.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim