Berisha: Reforma territoriale një dështim, u bazua në dëshira partiake për punësime

14 Shtator 2022 | 12:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se reforma territoriale është një dështim, që sipas tij, u bazua në dëshira partiake për të punësuar militantë.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha u shpreh se reforma nxorri në pah diskiminimin ndaj qytetarëve dhe pabarazinë e tyre ndaj shërbimeve.

“Reforma territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhe në historinë e vendit, dështim i cili nxorri në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në aksesin ndaj shërbimeve. Një ndarje territoriale, e bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale të Evropës, në kundërshtim të hapur me qytetarët shiqptarë.

Kjo reformë është dështim, sepse supozohej që të lehtësonte barrën e administratën për qytetarët shqiptarë. Kjo ishte reforma e punësimit partiak”, theksoi kryedemokrati.

Nëse nuk do të ketë shtyrje, Komisioni i Reformës Territoriale pritet ta përmbyllë punën e tij në 30 shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026