Manjani: Nëse Basha do i kishte futur 500 mijë dollarë në zgjedhje, do kishte fituar
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, tha se Lulzim Basha do i kishte fituar nëse 500 mijë eurot e marra nga Rusia, do i kishte futur në zgjedhje.
“Lulzim Basha me 500 mijë dollarë dhe sikur të ja kishte dhënë Rusia do të kishte fituar zgjedhjet e jo të bënte përralla me amerikanët. Ky është budalla, nuk e di se çfarë thotë.
Kryetarë partish, ministra e kryeministra që harxhojnë paratë e shqiptarëve për të blerë propagandë dhe lobingje personale, përfshirë dhe shtetin e Amerikës janë maskarenj, dhe nuk e meritojnë të jenë në krye të shtetit.”- shprehet Manjani në një intervistë për Euronews Albania.
Manjani, i ka cilësuar maskarenj politikanët shqiptarë që harxhojnë para për të blerë lobingje personale në Amerikë. Më tej shtoi se paratë e harxhuar nga politikanët për të blerë deklarata e takime nuk i shërbejnë popullit shqiptarë.
“Ata kryetarë partish politike, politikanë shqiptarë që harxhojnë para, pavarësisht se ku i gjejnë për të blerë lobingje personale, në Amerikë janë maskarenj, të ndyrë të poshtër dhe nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Pse duhen harxhuar para për të blerë deklarata, takime, video me politikanë amerikanë. Pse duhet bërë kjo gjë? Sa i shërbejnë këto pisllëqe popullit shqiptar. “- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5