Degët më të pëlqyera e më të rrezikuara në Korçë, Elbasan, Vlorë e Shkodër
Gazetarët e Euronews Albania, në Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Vlorë, japin detajet për protestën e ditës së sotme të pedagogëve si dhe për regjistrimet e studentëve në universitetet e qyteteve, degët më të pëlqyera dhe ato më të rrezikuarat.
Renato Gjerga, raporton se pedagogët do të protestojnë sot në Shkodër për rritje të pagash, ndërsa bën me dije se këtë vit në Unibersitetin “Luigj Gurakuqi”, ka një rënie të regjistrimit të studentëve.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari, rrezikojnë të mbyllet dega e infermierisë dhe arteve, ndërsa më të preferuarat janë infermierie, juridiku dhe ekonomiku.
Sakaq gazetarja Ebrieta Maçaj, njofton se në Vlorë nuk do të ketë ditën e sotme protestë.
Në Universitetin e Vlorës, janë 50% të kuotave të plotësimit të kuotave të fazës së parë të regjistrimit.
E preferuar mbetet infermieria dhe inxhinieria, ndërkohë pas pasur rënie të regjistrimeve në degën e mësuesisë , fizikës dhe kimisë.
Nuk dihet nëse do të mbyllen ose jo këto degë.
Gazetari Xhensil Shkëmbi thotë se pedagogët në Korçë janë solidarizuar me protestën që do të zhvillohet në Tiranë. Ata kërkojnë që pagat e tyre të jenë njëlloj si ata në rajon.
Dega e mësuesisë dhe bujqësisë janë më të rrezikuara në Korçë dhe një nga arsyet është rritja e notës mesatare.
Ndërkohë degët më të preferuara janë teknologjia, infermieria dhe financa. Mund të ketë pezullime të një ose dy lëndëve
Gazetari Renato Tafani, bëri me dije se deri më tani nuk është njoftuar për një protestë në Elbasan.
Regjistrimet e ulëta rrezikojnë mbylljen e degës së mësuesisë. Regjistrime të ulëta ka dhe në degën e juridikut dhe financës.
Pjesa më e madhe e të rinjve në këtë qytet kanë kthyer sytë nga infermieria.
Stafet akademike dhe administrative të universiteteve, do të zhvillojnë sot një protestë 1 orëshe.
Kjo protestë do të jetë si paralajmërim ndaj qeverisë, e cila nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me peticionin e tyre për rritjen e pagave por edhe mbështetje më të madhe për kërkimin shkencor.
Protesta do të zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në orën 10:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 08:14 Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
- 08:11 Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
- 08:06 Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:03 Sulm masiv me dronë në Shën Petersburg, tymi i zi mbulon qytetin (VIDEO)
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani