Ralf Gjoni rezulton pozitiv me COVID-19, dje ishte në Parlament

28 Korrik 2020 | 08:55

Deputeti Ralf Gjoni ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë me dije nga vetë deputeti, i cili përmes një njoftimi në faqen e vet në Facebook tregon se kishte rezultuar pozitiv ndaj virusit pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale.

Teksa bën thirrje për këdo që të tregohet i kujdesshëm, pasi siç thotë “ka kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme”, deputeti vë në dukje faktin se nuk do të jetë i pranishëm në Kuvend më 30 korrik për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Ndërkohë, të hënën deputeti Gjoni ishte në Parlament, në seancën ku u votua për mosshkarkimin e presidentit Ilir Meta.

“Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm. Sidoqoftë, mbetem më i përkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm,” – shkroi Gjoni në Facebook.

 

Lexoni gjithashtu:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj rezulton pozitiv me COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026