Zv/ministri Arsllani: Situata me COVID-19 në RMV e përballueshme, vetëm 10% e të infektuarve janë në spitale

28 Korrik 2020 | 10:38

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut u raportuan 6 viktima dhe 102 të infektuar të tjerë duke e çuar bilancin e pandemisë në 10,315 raste, 5,663 prej të cilëve janë shëruar, 471 kanë përfunduar me vdekje dhe 4,117 që mbeten ende me mbartje të virusit.

Megjithatë në një intervistë për Euronews Albania, Armend Arsllani, zëvendësministri i Shëndetësisë në RMV, tha se gjendja deri më tani është e përballueshme dhe se aktualisht në spitale janë vetëm 10 për qind e totalit të të infektuarve.

“Më 15 korrik kemi pasur një raportim zyrtar ku thuhej se numri i të shtruarve ka qenë 11.5 për qind ndërsa më 23 korrik kjo përqindje ka shkuar në 9.7 për qind, ndërsa rreth 400 pacientë janë të hospitalizuar,” – tha zëvendësministri.

“Deri më tani gjendja është e përballueshme, në Klinikën Spitalore të Shkupit kemi 87 pacientë nga kapaciteti prej 110 shtretërish teksa ka edhe 73 shtretër shtesë në spitalin e përshtatur, ndërsa ka dhe 106 pacientë në Spitalin COVID-2,” – u shpreh Arsllani teksa më tej bëri me dije se autoritetet po marrin masa për një valë tjetër në vjeshtë.

“Po përgatitemi për një valë tjetër që mund të vijë në vjeshtë dhe për këtë kemi pasur takime me 16 komunat periferike, kryetaret e shtabeve të krizave lokale atje dhe kemi marrë si vendim që në të gjitha spitalet periferike do të zgjerojmë kapacitetet duke vendosur ambulanca dhe reparte të vogla,” – sqaroi zëvendësministri.

I pyetur nëse autoritetet presin që vala tjetër parashikohet të jetë më e ashpër se kjo që po kalohet aktualisht, Arsllani u shpreh se ekspertët e cilësojnë si “valë të kombinuar” dhe “më specifike”.

“Kjo pasi do të kemi edhe infeksione të gripit sezonal, ndaj i gjithë vullneti i Komisionit [për Sëmundje Infektive] është që kjo valë të absorbohet sa më lehtë dhe të kemi sistemin shëndetësor të gatshëm për ta përballuar edhe këtë valë [tjetër],” – tha Arsllani duke shtuar se aktualisht ekspertët nuk kanë rekomanduar masa apo kufizime shtesë.

Më 31 korrik besimtarët myslimanë pritet të festojnë Kurban Bajramin çka mund të krijojë situata grumbullimesh njerëzish dhe për rrjedhojë rrezikun e zgjerimit të infeksionit.

Mirëpo Arsllani tha se Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka diskutuar për këtë pjesë duke marrë parasysh të gjitha masat që do të kërkohen.

 

Lexoni gjithashtu:

Gjashtë viktima dhe 128 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026