Bushati: Të dalim nga Open Balkan, qeveria mbron aksin Moskë-Beograd

15 Shtator 2022 | 21:38

Analisti Andi Bushati thotë se Shqipëria duhet të dalë nga Open Balkan pasi është një ide ruse.

Në emisionin Now në Euronews Albania Bushati u shpreh se gjëja më e mirë që mund të bëjë Shqipëria kundër Rusisë është të dalë nga kjo nismë, jo të merret me çështjen e disa mediave që gjoja financohen nga Rusia.

Sipas tij, politika aktuale në Shqipëri mbron aksin Moskë-Beograd.

“Le ta bëjmë një gjë kundër Rusisë, të dalim nga Open Balkan se është ide ruse. Por të merremi me ca media që gjoja financohet nga Rusia, ne kemi kryeministrin tonë që ka nisur një fushatë në Europë dhe thotë mos i bëni sanksione Vuçiçit. Ne kemi politikë shtetërore që mbron aksin Moskë-Beograd”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026