I përmendur si biznesmen i lidhur me kartelin Sinaloa, reagon Luftar Hysa
Biznesmeni Luftar Hysa emri i të cilit, bashkë me tre vëllezërit e tij u përmend nga mediat meksikane si i lidhur me kartelin e drogës Sinaloa ka hedhur poshtë akuzat duke përjashtuar çdo pjesëmarrjen të tijën dhe të familjes së tij në çfarëdolloj aktiviteti ilegal.
Në një reagim të shpërndarë për mediat biznesmeni thotë se nuk është dënuar, proceduar, apo shoqëruar kurrë në polici nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë.
“Unë, shtetasi Luftar Ali Hysa, me profesion inxhinier dhe me një familje tipike intelektuale hedh poshtë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në çfarëdolloj aktiviteti illegal. Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë. Si shqiptar i viteve të vështira, jam një nga të shumtët që ika në ato ikje masive nga halli, duke mos ditur ku iknim të pa nxënë, të paveshur dhe të varfër por me një shpresë e besim që një ditë ndoshta do kishim mundësi të ktheheshim në vendlindje me më shumë mundësi për të takuar fëmijë, familje e të tjerë që lamë pas”, shprehet në reagimin e tij Hysa.
Hysa shprehet se kishte emigruar në Meksikë në vitin 2004 ku falë punës së ndershme dhe kontributit në këtë vendi mundi të fitonte shtetësinë meksikane. Ai mohon që kompanitë e tij në Meksikë të kenë të bëjnë me asnjë aktivitet ilegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës.
“Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100% legale, të autorizuara për operim nga qeveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bëjnë me asnjë aktivitet ilegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës. Për këtë përfaqësuesit e mi ligjorë po punojnë për zbardhjen e plotë të këtyre lajmeve dezinformuese dhe përbaltëse, për vendosjen në vend të të drejtës. Përgjegjësit e këtij artikulli të pështirë kanë si qëllim përbaltje dhe eliminimin e konkurrencës por do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse pranë organeve kompetente”, shprehet ai.
Mediat meksikanë kanë zbardhur skemën me anë të së cilës karteli i Sinaloas pastron para në Shqipëri. Në krye të saj qëndron Ismael Zambada García, drejtuesi i kartelit meksikan, i njohur si El Mayo.
Sipas mediave të vendit latin, ai është i lidhur me katër vëllezërit shqiptarë; Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa të cilët prej vitesh janë të vendosur në Meksikë, fotografitë e të cilëve janë publikuar. Ata zotërojnë disa kazino dhe biznese të tjera në fushën e Turizmit.
Në skemën e publikuar, mediat meksikanë sqarojnë se vëllezërit Hysa janë të lidhur me një kazino e cila është e ngritur në Vlorë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës