Scholz: Të garantojmë furnizimin me energji të vendit
Qeveria gjermane kërkon të marrë nën kontroll rafineritë e kompanisë ruse të naftës, “Rosneft”, në Gjermani.
Kancelari Scholz ka deklaruar se synon që t’u kalojë pronarëve që zotërojnë shumicën rafinerinë në lokalitetin Shvedt të Brandenburgut, për të garantuar sigurinë energjetike.
Në këtë mënyrë, punonjësit e rafinerisë mund të marrin frymë lirisht. Por Scholz dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck folën edhe për plane për një të ardhme pa naftë, që do të arrihet me paketa investimi për rajonin.
Krahas asaj në Shvedt, qeveria federale do të marrë nën kontroll edhe rafineritë në Karlsruhe dhe Vohburg.
Gjithçka bëhet në kuadër të embargos së vendosur ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, që hyn në fuqi 1 janarin e vitit të ardhshëm. Gjermania është zotuar para BE-së se do të anashkalojë edhe përdorimin e naftësjellësve rusë.
LEXONI GJITHASHTU:
Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 16:07 Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
- 15:58 Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 15:57 Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë
- 15:43 Gruaja e futbollistit venezuelian humb jetën nga tërmeti, shpëtohet vajza e tyre e mitur
- 15:38 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban: Ajo shkel vijat e kuqe
- 15:25 Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi