Kuvendi i ri në Maqedoninë e Veriut do të konstituohet më 4 gusht
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e nënshkroi vendimin për thirrjen e seancës së parë konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Seanca konstitutive do të mbahet më 4 gusht, të martën e ardhshme në orën 12:00. Por, ende nuk dihet nëse këtë seancë do ta drejtojë, Talat Xhaferi, i cili gjendet në spitalin infektiv për shkak të problemeve me pneumoni, apo deputeti më i vjetër i përbërjes parlamentare.
Në seancën konstituive do të marrin pjesë edhe presidenti i shtetit, kryeministri, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ish-presidentët dhe ish-kryetarët e Kuvendit, dhe kryetarë të tjerë të gjykatave, si dhe Avokati i Popullit.
Për shkak të pandemisë, do ketë protokolle të veçanta si për ftuarit ashtu edhe për mediat. Të gjithë do të hyjnë në objektin e Kuvendit vetëm nëse temperaturën e trupit e kanë normale, pa lënë mënjanë edhe dezinfektimet përkatëse.
Pas kësaj, pritet të vijojë procedura për formimin e Qeverisë. Presidenti ka afat prej dhjetë ditësh për t’ia dhënë mandatin kreut të asaj partie apo koalicioni që ka shumicën në Parlament. Ndërsa ai që e merr mandatin do të duhet në afat prej 20 ditësh t’i dorëzojë Parlamentin programin qeveritar dhe kuadrin e propozuar.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)