Privatizimi i klubeve sportive, bashkitë 1 vit kohë për të nxjerrë në shitje aksionet që zotërojnë
Duke nisur nga viti i ardhshëm nuk do të kemi më klube sportive, që do të jenë në varësi të institucioneve shtetërore. Të mërkurën u miratuan në Kuvend ndryshimet e ligjit për sportin, ndryshime që morën 87 vota ‘pro’,7 ‘kundër’ dhe 2 ‘abstenim’.
Sipas nenit 4 të ligjit, institucionet publike që kanë në zotërim aksione të shoqërive sportive, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji t’i nxjerrin ato në shitje. Në rast se ky afat do të shkelet atëherë institucionet publike nuk mund të zotërojnë aksione të shoqërive sportive.
Privatizimi i klubeve ka qenë çështje shumë e nxehtë prej kohësh dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur ekipe të ndryshme, sidomos ato të futbollit, kanë mbetur peng i mosmarrëveshjeve mes bashkive dhe administratorëve. Rasti i fundit është ai i ekipit të Vllaznisë.
Një tjetër pikë e parashikuar në këtë ligj ka të bëjë më shpërblimet për sportistët që arrijnë rezultate të larta si rekorde olimpike, botërore apo evropiane.
Këta sportistë përfitojnë trajtimin, shpërblimin dhe integrimin në sistemin arsimor me drejtim sportiv, sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes, punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve