Opozita bën thirrje për mosvotim të ndryshimeve kushtetuese: Njëanshmëria është rruga e autokratëve

30 Korrik 2020 | 07:36

Në një reagim të sotëm, opozita i ka bërë thirrje mazhorancës që t’i qëndrojë marrëveshjes së nënshkruar dhe të heqë dorë nga aktet e njëanshme.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, opozita i ka bërë thirrje mazhorancës të mos votojë ndryshimet për koalicionet.

“Ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 qershorit dhe të 14 janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit. Opozita e Bashkuar është e vendosur t’i qëndrojë me besnikëri interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Njëanshmëria nuk është rruga demokratike për përcaktimin e rregullave të zgjedhjeve në një vend anëtar të OSBE-së.

Njëanshmëria është rruga e autokratëve që i kanë braktisur qytetarët dhe kanë frikë nga vullneti qytetar. Njëanshmëria nuk është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe as në përputhje me aspiratën e qytetarëve për Shqipërinë në Europë”, thuhet në deklaratën e opozitës së bashkuar.

Më tej në deklaratë thuhet se në 5 orë mbledhje të këshillit politik, Partia Socialiste nuk dha asnjë arsye për refuzimin e propozimit tonë, duke dëshmuar edhe njëherë mungesë vullneti për dialog.

“Opozita e Bashkuar ripërsërit apelin për Partinë Socialiste, që të gjejë forcë dhe t’i qëndrojë marrëveshjeve që ka nënshkruar, duke hequr dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe duke vijuar dialogun”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e opozitës. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026