Rudina Hajdari bën thirrje për votimin e listave të hapura: Ndryshim historik, në Kuvend nuk do vijnë më matrapazë

30 Korrik 2020 | 08:54

Deputetja Rudina Hajdari, në fjalën e saj nga foltorja kuvendit bëri thirrje për votimin e listave të hapura, një ndryshim historik, që siç tha është kërkuar nga vetë shqiptarët.

Sipas saj, tashmë votuesit kanë në dorë t’u heqin fuqinë kryetarëve të partive dhe të fusin në kuvend njerëz të mirë e të ndershëm dhe jo matrapazë.

“Sot po votojmë një ndryshim historik për vendin tonë, hapjen e listave.

Jam shumë krenare, sepse nga një çështje periferike, së bashku me kolegët tanë dhe një pjesë të shëndoshë të shoqërisë civile arritëm ta kthenim në një nga çështjet më të mbështetura nga publiku dhe mbështetje pa rezerva nga politika.

Sot ia dedikoj këtë fitore të gjithë qytetarëve shqiptarë, shumicës që kanë qenë kundër kësaj klase politike për 30 vite të cilët u kanë imponuar axhendën e tyre personale dhe ky vend është bërë më i varfër dhe i korruptuar. Kjo ka detyruar shumë prej shqiptarëve që të largohen, nga vendi.

Duhet ta kuptojmë se me këtë armë që kemi në dorë, ia heqim sado pak fuqinë kryetarëve dhe ua kthejmë qytetarëve. Por asgjë nuk do të vlejë nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të dalim masivisht në zgjedhje. Duhet të luftojmë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me besimin tuaj.

Në 2021 në këtë parlament do të vijnë njerëz të ndershëm e të mirë, jo matrapazë. Falë listave të hapura, ju mund ta bëni këtë dhe kjo do të jetë e mundur, pasi përmes votës suaj do të sillni deputetët punëtorë dhe jo lëpirës ndaj kryetarëve të partive”, tha deputetja.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026