Çollaku: Nuk ka gjurmë të financimeve ruse në PD
Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku deklaroi se nuk ka asnjë lidhje dhe gjurmë sa i takon financimeve ruse në Partinë Demokratike.
“Unë kam 1 vit apo më shumë që e them këtë. Ky është një rrezik real. Shqipëria për shkak të pozicionit të saj është në një hapësirë beteje gjeostrategjike midis fuqive anti-NATO dhe SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. Në mënyrë absolute kam bindjen se këto përpjekje janë intensive dhe janë shtuar në gjithë Ballkanin,” – u shpreh Çollaku.
Ai tha se edhe riciklimi në media i këtyre akuzave është një operacion inteligjence pro-ruse.
“Zhurma duke u kapur në një shpifje dhe në një trillim të tillë, me një banalitet të tillë, unë nuk kam asnjë informacion çfarë ka ndodhur me financimin, aty mund të ketë dhe parregullsi, por nuk ka asnjë lloj lidhje, asnjë lloj gjurme të ndikimit rus në Partinë Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar