‘Vuçiç po frikëson qytetarët’, regjistrimi i targave pritet të jetë proces i gjatë

20 Shtator 2022 | 10:52

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka akuzuar presidentin serb Vuçiç se po kërkon të frikësojë qytetarët serbë që po riregjistrojnë automjetet e tyre.

Ai bëri të ditur në një reagim në Facebook se një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale të cilët i kanë djegur veturën pasi e regjistroi me targa legale të Republikës së Kosovës.

Gazetari i Euronews Albania Kosovë Gjoci tha se të gjitha proceset që serbët e kosovës i kanë pranuar deri diku këto raste kanë qenë të zakonshme, është përdorur frika dhe sulmet ndaj njerëzve që kanë pranuar çfarë është kërkuar nga Kosova.

“Pritet një proces i gjatë dhe i ngadalshëm për regjistrimin e targave. Bindja e shumicës së serbëve në veri vijon të jetë e njëjtë; ata presin ose një trajtim special ose do kthehen tek shteti amë. Këto kërcënime e ngadalësojnë edhe më tej procesin”, raportoi gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026