Kush donte ta vriste Lulzim Bashën, një prej tyre ish-luftëtar xhihadist në Siri
3 persona rezultojnë të përfshirë si të dyshuar në planin për eliminimin e Lulzim Bashës në vitin 2017. Dy prej tyre janë nga Prishtina, ndërsa i treti nga Maqedonia e Veriut. Plani nuk u provua kurrë dhe ndaj tyre hetimet u pushuan. Rrjedhja e e-maileve nxori zbuluar një skenar për vrasjen e ish-liderit të opozitës Lulzim Basha. Bëhet fjalë për vitin 2017, kohë kur Basha drejtonte Partinë Demokratike.
Të dyshuar si autorë të mundshëm të këtij skenari me qëllim destabilizimin e vendit, ishin tre persona.
Afrim Morina, nga Gostivari i Maqedonisë së veriut, ishte i përfshirë në trafik droge dhe i njohur si vrasës me pagesë.
I dyshuari tjetër që përmendet në e-mail është Arben Ymeri, nga Prishtina. Ai njihet me nofkën “Japani”, praktikant radikal i fesë islame, ish-luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me elementë radikalë që kanë luftuar në Siri. Njihet si një person me rrezikshmëri të lartë.
Fatmir Gurgurovci, nga Ferizaj i Kosovës rezulton gjithashtu i përfshirë në këtë plan për eliminimin e ish-kryetarit të opozitës.
Gurgurovci është përfshirë edhe në një atentat më parë, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit në Ferizaj.
Menjëherë pas këtij alarmi, Basha nisi të ruhej nga forca të shumta të gardës të cilët e mbikëqyrnin hap pas hapi.
Por pas 3 viteve nën vëzhgim dhe punës hetimore, tre personat e dyshuar si atentatorë u lanë të qetë pasi nuk u gjetën prova se jeta e Lulzim Bashës ishte në rrezik.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme