Brnabiç: Europride tregoi se Serbia është një vend serioz
Kryeministrja Ana Brnabiç tha sot se Europride e mbajtur së fundmi tregoi se Serbia është një vend serioz, i cili para së gjithash respekton të gjithë qytetarët e saj, Kushtetutën dhe ligjet.
“Gjithçka u thamë qytetarëve tanë, e realizuam. Të gjithë ata që provokuan do të mbajnë përgjegjësi, si dhe ata që u përpoqën të çajnë kordonin e policisë dhe të arrijnë te pjesëmarrësit”, u shpreh Brnabiç në TV Pink.
Ajo tregoi se ishte e lumtur që pjesëmarrësit e Europride i dënuan të gjitha këto provokime.
“Mendoj se kjo është diçka që ka ndodhur për herë të parë dhe më inkurajon, sepse nga i gjithë ky debat më duket se në fund të fundit njerëzit e denjë mund të ndryshojnë në pikëpamjet e tyre”, tha Brnabiç.
Kryeministrja u shpreh se të gjithë kanë të drejtë të marshojnë, por, tregon ajo, disa gjëra janë të papranueshme dhe nuk promovojnë të drejtat e njeriut dhe si të tilla duhet të dënohen dhe të sanksionohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur