Talat Xhaferi: Minishengeni duhet të përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor

21 Nëntor 2019 | 07:47

Shengeni Ballkanik nuk mund të jetë i plotë pa Kosovën. Kështu shprehet kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Xhaferi tha se nuk mund të ketë një shengen rajonal pa pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve që përbëjnë hapësirën e Ballkanit Perëndimor, ndërsa shton se kritikat që shengeni ballkanik është një ringjallje e Jugosllavisë së dikurshme janë të pabazuara.

“Nuk besoj që ka pretendime se do të ketë një Jugosllavi të re siç ishte Mbretëria Jugosllave apo ish-Jugosllavia, për faktin që nuk besoj se lidershipi do të lejonte të rikthehej një instrument i tillë”, – tha Xhaferi.

Për kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Ballkani, megjithëse i ka tejkaluar konfliktet e vjetra, ende mbetet një zonë e nxehtë dhe mundësia që refuzimi për çeljen e negociatave të shkaktojë destabilitet në rajon, është e lartë.

“Ballkani Perëndimor gjithnjë është një vend që për shumë pak çështje mund të rikthehet në situatën që ka qenë dhe në perceptimin që ka pasur prej shekujsh si fuçi baruti, ndaj në këtë drejtim duhet të jemi të kujdesshëm të gjithë ne që jemi faktor vendimmarrës për Ballkanin Perëndimor. Dhe, gjithsesi për këtë aspekt historik të statusit të Ballkanit Perëndimor duhet të kenë kujdes dhe përkujdes nga vendet anëtare të Unionit Europian, për faktin nuk mund të ketë një Europë të stabilizuar nëse Ballkani Perëndimor, si pjesë përbërëse integrale e Unionit Europian do të jetë i destabilizuar”, – tha kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut për Euronews Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026