Financimi rus, Këlliçi: Basha të thotë të vërtetën, asnjë deputet s’ka pasur dijeni
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, tha se nëse është e vërtetë se Lulzim Basha ka marrë financim 500 mijë dollarë nga Rusia, duhet të dalë dhe ta thotë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai ka deklaruar se atë kohë, pra në vitin 2017 asnjë deputet nuk ka pasur dijeni për kontratën e lobimit, ndërsa theksoi se është bërë në mënyrë individuale dhe për këtë i takon vetëm ish-kreut të PD-së, Lulzim Bashës të flasë.
“Në momentin që raportimet vijnë nga BBC, VOA dhe flitet për raportime inteligjente amerikane, sigurisht që duhet të bëhet transparencë. Është në nder të Bashës që të flasë hapur dhe të bëjë transparencë. Nëse ka një të vërtetë në këtë çështje është një njollë që nuk ka pse ta mbajë askush në PD, përveç atyre që kanë dijeni dhe kanë qëndruar prapa asaj skeme lobimi. Kjo është një çështje shumë e rëndë, cenon drejtpërdrejt marrëdhëniet tona me SHBA. Asnjë deputet i PD-së në atë kohë nuk ka pasur dijeni për kontratën e lobimit. Është bërë në mënyrë individuale, ndaj i takon Bashës që të flasë”- deklaroi deputeti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Financimet ruse, Berisha: Basha më tha se ishin fonde nga diaspora, e besova
- Financimi rus në PD, Ristani: S’kam qenë në dijeni. Çfarë thotë statuti
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar