Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike për disa kategori
Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë dhe të moshuarit mbi 65-vjeç që nuk përfitojnë pension pleqërie.
Paketa e qeverisë parashikon rritjen e ndihmës ekonomike me 10 % për familjet që janë përfituese nga programi i asistencës sociale.
“Mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga këto masa. është një mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë, nuk është thjesht që mbështetje që jepet për 1 apo për pak muaj por është një mbështetje që do të jepet në vijim”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirliu.
Pjesë e paketës së ndihmës është edhe rritja e mbështetjes për energjinë elektrike për 12 mijë persona me aftësi të kufizuar.
Personat para dhe tetraplegjike që e kanë këtë masë mbështetje nga statusi si dhe për personat e verbër të kategorisë së parë mbështetja shkon nga 2,000 lekë në 3,000 lekë. Ndërsa personat që kanë statusin të verbër të kategorisë së dytë ndihma shkon nga 1,400 lekë në 2,400 lekë.
Mbështetja për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuar para dhe tetraplegjikë dhe personat e verbër të kategorisë së 1. Ishte 2.000 Lekë , bëhet 3.000 lekë.
Mbështetja për energjinë elektrike për personat e verbër të kategorisë së 2. Ishte 1.400 lekë, bëhet 2.400 lekë.
LEXONI GJITHASHTU
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik