Rritet çmimi i druve, në Devoll presin pemët frutore për t’u ngrohur në dimër

22 Shtator 2022 | 16:19

Stina e dimrit po afron dhe zona e juglindjes karakterizohet nga shtëpitë me oxhakë dhe soba druri.

Për shkak edhe të rrijes së cmimit të energjisë, shumica e femijeve në qarkun e Korçës, deri dje preferonin drurin si lëndë e parë për ngrohje. Por çfarë ndodh sot në Devoll?

Gazetari i Euronews Albania zhvilloi disa intervista me banorët e kësaj zone, të cilët theksuan se këtë vit çmimi i druve është rritur me 50%.

“Jo nuk i kam blerë drutë, sepse është çmimi i lartë. Sot është 45-50 këtu në Korçë 65-70. Nuk është e përballueshme fare. Me aq sa vajtën ne s’kemi bukë të hamë, jo më të blemë dru. Shkuan me 50, vjet me 38. Unë 70 mijë marr, të marr ilaçe, burrin të sëmurë, djalin të sëmurë. Nga 20-25 që ishte vjet shkoi 40-45, me zor. Korenti e shpuri lart, e kemi të mençur kryeministrin, nuk ngrohemi dot as me korent as me dru”, shprehen disa prej banorëve.

Kryeplaku i fshatit Mançurisht thotë se disa familje kanë prerë pemët e mollëve që kanë mbjellë ndër vite për tu ngohur në dimër.

“Këtu është rritur çmimi. Çmimet janë lart, nga 3,500 vjet ka shkuar 4,500. E papërballueshme, një pakicë shkon në mal, bujqësi, moshë e madhe, pensionistë. Një pjesë e mirë e pemëve po i presin për dru, shteti duhet të marrë masa”, tha ai.

Duket se zgjidhja për  banorët e këtij fshati është të shkatërrojnë atë që kanë ndërtuar për të përballuar dimrin.

Një vit më parë në këtë kohë, një metër kub dru kushtonte 3 mijë lekë, ndërsa 12 muaj më pas kushton 4500 lekë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026