Xhaçka: Miliona në mbarë botën janë të uritur për shkak të luftës të Putin
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB në kuadër të paqes dhe stabilitetit në Ukrainë. Ministrja theksoi se veprimet ruse janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
“Këto referendume të rreme janë një tjetër shkelje flagrante e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje e rëndë e Kartës së OKB-së”- theksoi Xhaçka.
Ministrja theksoi se Shqipëria dënon shtegun e ri të konfrontimit të Rusisë duke shpallur një mobilizim të pjesshëm në Rusi, duke mbështetur organizimin e “referendumeve” të paligjshme në 4 territore ukrainase të pushtuara aktualisht dhe duke kërcënuar sërish me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.
Xhaçka nënvizoi se mijëra njerëz kanë paguar me jetën e tyre për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit dhe mijëra të tjerë vuajnë nga uria
“Dhe ka shumë më tepër në atë që po ndodh sot në Ukrainë që të kujton ato ditë të zeza. Raportet dhe misionet e gjetjes së fakteve nga terreni, pamjet që ka parë e gjithë bota zbulojnë një të vërtetë të hidhur për veprimet e Rusisë: një brutalitet të tmerrshëm kriminal kundër popullatës civile. Burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm në Ukrainë, si dhe dhjetëra mijëra ushtarë rusë kanë paguar me jetën e tyre për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit. Miliona në mbarë botën janë të uritur për shkak të luftës së zgjedhur të Vladimir Putin”- tha ajo.
Xhaçka riktheksoi edhe njëherë mbështetjen e vendit tonë karshi Ukrainës ndërsa përsëriti thirrjen për Rusinë të tërheqë plotësisht dhe pa kushte të gjitha trupat dhe pajisjet ushtarake që po cenojnë integritetin dhe po prekin në mënyrë direkte sovranitetin e Ukrainës
“Ne ritheksojmë mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe përsërisim thirrjen tonë për Rusinë që të tërheqë plotësisht dhe pa kushte të gjitha trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”- u shpreh ministrja.
Ndër të tjera ministrja tha se edhe dështimi për të parandaluar një sulm nuk duhet të ndalojë Rusinë që të mbajë përgjegjësi për krimet e saj të rënda, në territorin e pavarur të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta