“S’ka lidhje me komunizmin, s’ka qenë spiun”, Balla flet për raportet me Ruçin
22 Shtator 2022 |
22:40
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur i bindur se ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi, s’ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balla foli dhe për marrëdhëniet me Ruçin duke thënë se ky i fundit i ka dhënë dhe i jep ende këshilla.
“Gramoz Ruçi s’ka lidhje. Është e vërtetë që Ruçi ka qenë ministër në qeverinë e drejtuar nga Fatos Nano, në të cilën ka qenë për një periudhë shumë të shkurtër. Por nuk ka shqiptarë që të ketë fije dyshimi qe Gramoz Ruçi të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. E kam pasur dhe e kam nder të marrë këshilla nga Gramoz Ruçi dhe vazhdoj ti marrë në fakt pothuajse çdo ditë”- tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme