Radhë të gjata në kufi me Gjeorgjinë, rusët ikin pas thirrjes së Putin për luftë
Burrat rusë po përpiqen të largohen nga vendi për të shmangur thirrjen ushtarake për luftën në Ukrainë.
Radhët janë krijuar në pikat kufitare që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën, ku mund të thirren 300,000 njerëz për të luftuar, shkruan BBC.
Në kufirin me Gjeorgjinë janë krijuar radhë të gjata automjetesh, teksa burrat përpiqen t’i shpëtojnë luftës.
Disa nga ata që shkojnë në vendin fqinj kanë përdorur biçikleta për të anashkaluar radhët e makinave dhe për të shmangur ndalimin e kalimit në këmbë.
Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë.
Rusia po kryen rekrutimet më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore. Vendimi për mobilizim i presidentit Vladimir Putin, u përcoll me protesta e arrestime në 38 qytete ruse dhe interesim të madh të qytetarëve për t’u larguar nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni