Mbyllet kolegji turk “Mehmet Akif”, qeveria: Shkolla të kthejë pagesat e nxënësve
Qeveria ka vendosur mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”. Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.
Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve. Gjithashtu në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit.
Drejtuesit e kolegjit duhet të dorëzojnë në drejtorinë rajonale të arsimit gjithë dokumentet që kanë për aktivitetin arsimor.
Ekzekutimi i vendimit të qeverisë do të kryhet nga një grup pune i Drejtorisë Rajonale të Arsimit.
Në vendimin e qeverisë nuk jepen arsyet e mbylljes së kolegjit, që kryente aktivitetin prej 26 vitesh në Shqipëri.
Kolegji është pjesë e fondacionit “Gulistan”. Qeveria turke ka kërkuar prej disa vitesh mbylljen e institucioneve që financohen nga kleriku Fejtullah Gylen, i akuzuar në Turqi si pjesë e grushtit të shtetit të vitit 2016.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik