Lobimi rus, Berisha-Bashës: Deklaro ku i more paratë, as Rama nuk të shpëton

23 Shtator 2022 | 12:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se çështja e financimit rus të kësaj force politike nuk do të mbyllet, por së shpejti do të fillojë punën auditi për të gjetur origjinën e parave.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha iu drejtua Bashës duke i thënë që të dalë para qytetarëve dhe të tregojë se ku i mori paratë.

Ndër të tjera, ai nënvizoi se as kryeministri Edi Rama nuk do e mbrojë më Bashën.

“Asnjë hetim, sepse nuk e linte Rama. Janë dëshmi të lidhjeve të Edi Ramës me pistën ruse të Lul Bashës. Pse do ndërhynte? Edhe sot i them Bashës, mos kujto se mbyllet ky problem, jo. Do dalësh të deklarosh, t’u thuash shqiptarëve, mos mendo se kalohet kjo me mbrojtjen që i bën Edi Rama.

Auditi do të fillojë shpejt punën. Unë u shpjegova se kanë marrë çdo gjë me vete, edhe hard disqet edhe çdo gjë. Ne do bëjmë të pamundurën për atë që hetim që mund të bëjmë”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026