Berisha: Të hënën miratohet udhëzimi për primaret

24 Shtator 2022 | 12:28

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë një komunikimi online me qytetarët se ditë e hënë do të miratohet udhëzimi për primaret.

“Ditën e hënë, Këshilli Kombëtar i PD miraton udhëzimin për zgjedhjet sipas primareve. Pra, primaret për kryetarët e bashkive do kenë kuadrin ligjor të gatshëm ditën e hënë. Kjo është një ngjarje e madhe për PD-në, sepse përmes primareve, shtrijmë pluralitetin drejt partisë”, u shpreh Berisha.

“Hapja e partisë është një kusht themelor. Po punohet me intensitet. Edhe vetë primaret janë një procedurë demokratike për hapjen e partisë, pasi do kenë mundësi të kandidojnë të gjithë ata që kanë projektin, formimin dhe reputacionin për t’u votuar si qytetarë të parë.
Krahas kësaj, po krijohen departamentet ku po angazhohen intelektualë të shquar dhe ekspertë të mirënjohur. Hapja ka nisur dhe do realizohet si kusht për fitoren e PD-së”, tha më tej kreu i PD-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026