Pandemia, 40 mijë persona humbën punën në Kosovë që nga fillimi i marsit
Afro 40 mijë persona kanë humbur vendin e punës në Kosovë që nga nisja e pandemisë COVID-19. Faktit shqetësues i bashkëngjiten edhe parashikimet se nëse situata nuk stabilizohet, 60 mijë persona parashikohet që të mbeten pa punë.
Këtë deklaratë e bëri kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili deklaroi se në shumë raste janë edhe vetë punëtorët që detyrohen të lënë punën për shkak se paga nuk ua mbulon shpenzimet.
“Deri në fund të muajit qershor, i kemi rreth 40 mijë punëtorë të cilët e kanë humbur vendin e punës, dhe nëse vazhdon ky trend kështu, në fakt mendojmë që fundi i shtatorit do të jetë mbi 60 mijë punëtorë të cilët e kanë humbur vendin e punës. Njëfarë forme punëtorët obligohen që edhe vetvetiu ta lëshojnë vendin e tyre të punës sepse pagat janë tepër të ulëta dhe pronarët e kompanive gjejnë një shprehje se gjëja nuk kanë punë, dhe punëtorët nuk e kanë llogarinë nëse edhe shpenzimet minimale të tyre nuk mbulohen që të shkojnë në vend të punës”, tha z. Azemi.
Ai deklaron se rol të madh në numrin e të papunëve po luan edhe kushtet e këqija të punës. Të drejtat e punëtorëve të sektorit privat në Kosovë, sipas Azemit janë më të shkelura në rajon.
“Ne kemi tërhequr vërejtjen që edhe pa kohë pandemie, të drejtat e punëtorëve në sektorin privat në Kosovë, mund të themi se janë të drejtat më te shkelura në rajon dhe sidomos tani në këtë kohë pandemie, njëfarë forme ndoshta edhe është lanë fare anash kjo çështje e të drejtave të punëtorëve sepse është një gjendje tepër e rëndë, dhe një gjendje e cila ndoshta organet kompetente që janë e kanë lënë në renditjen e pesë ose gjashtë, kështu që shumë pak po merren me atë. Edhe pse në këtë kohë kemi numrin maksimal i shkeljeve te të drejtave të punëtorëve, duke u nisur nga orari i punës, pagesa e punës, mungesa e pushimit vjetorë, mungesa e pushimeve mjekësore, dhe të gjitha”, ka shtuar Azemi.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës në përfundim thotë se, nuk ka pasur asnjëherë gjendje kaq të rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave