Pesë viktima dhe 75 të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

4 Gusht 2020 | 13:12

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 830 teste të dyshuara për COVID-19, prej të cilëve 75 kanë rezultuar pozitivë.

Për shkak të komplikimeve, 5 pacientë me Covid-19 kanë ndërruar jetë. Viktimat janë nga Shkupi, Kumanova, Gostivari, Ohri, të moshave nga 52-82 vjeç.

Përkundër rasteve të reja, listës së të shëruarve me coronavirus i janë shtuar edhe 136 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 11202, prej të cilëve 7108 janë shëruar, kurse 505 pacientë kanë humbur betejën me coronavirusin e ri. Numri i rasteve aktive me coronavirus në Maqedoninë e Veriut për momentin është 3589.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026