Lufta dëmton industrinë në Ukrainë, motori i ekonomisë pëson humbje

26 Shtator 2022 | 12:51

Në kompleksin gjigant të çelikut dhe minierës së hekurit në qytetin Kryvyi Rih, tre nga katër furra janë mbyllur, ndërsa në miniera nuk po punohet.

Kompleksi në qytetin jugor afër vijës së frontit konsiderohet një xhevahir kombëtar nga ukrainasit. E blerë në vitin 2005 për gati 5 miliardë dollarë, produktet e saj shiten ndërkombëtarisht, duke përfshirë edhe rrokaqiellin Burj Khalifa në Dubai, më i larti në botë.

Por pasi pushtimi filloi në shkurt, puna u ndal për një muaj. Prodhimi rifilloi por me një ritëm të reduktuar.

Deri në shtator, mbi 420 industri dhe kompani ukrainase janë dëmtuar ose shkatërruar nga lufta, duke përbërë një humbje prej 30 miliardë dollarësh. Industritë e përpunimit të minierave dhe prodhimit përbënin 17 për qind të PBB-së së Ukrainës në vitin 2021.

Rëndësia e industrisë së rëndë për ekonominë shpjegon pse Rusia e godet atë. Sipas ekspertëve, vendi ka nevojë për 5 deri në 8 vjet rindërtim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024