“Aksion opozitar përtej partive”, Shehi: S’mjafton Berisha-Meta për të mundur Ramën

26 Shtator 2022 | 16:30

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se qëllimi i tyre është të ndërtojnë një aksion opozitar që kalon përtej partive duke përfshirë të gjithë popullin.

Shehi ka theksuar se për të mposhtur Edi Ramën duhen më shumë vota, sesa aleanca mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“PD deri tani e ka harxhuar energjinë se kush është, foltorja apo grupi tjetër dhe kjo ne nuk na avantazhin. Ka shenja brenda opozitës shumë pozitive që duan të rezistojnë kundër këtij regjimi, që mundet ta thyejnë. Duam të ndërtojmë një aksion opozitar që kalon përtej partive që thërret të gjithë popullatën brenda. Ne na duhen shumë vota për të mundur Edi Ramën sesa aleanca Berisha-Meta.

Nëse këtu nuk do të jenë vetëm dy partitë por do jenë dhe parti të tjera, unë kam shpresë të madhe.  Nëse lëvizja opozitare reduktohet vetëm me binomin Berisha-Meta, nuk do të mjaftojë. Opozitën e bën një frymë, jo numri i partive. Unë gjykoj se nëse nuk përfshihen qytetarët, kosto është shumë e madhe.”- tha Shehi në një intervistë për Euronews Albania.

Teksa është ndalur te zgjedhjet lokale, Shehi theksoi se duhet të bëhet një sondazh për të zgjedhur një kandidat, për të parë se kë do populli.

“Primarja për mua është të bëhet një sondazh. Të gjithë partitë  të ofrojnë një kandidat, të bëjnë një sondazh dhe të shohin e kush është më i votuari nga populli. Kjo është e vetmja mënyrë për të parë atë që do populli”-nënvizoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026